Connect with us

Kronike

Vdiq tragjikisht në aksidentin në Itali! Identifikohet 24-vjeçari shqiptar

Qerim Gjepali është 24-vjeçari me origjinë shqiptare me banim në Massa Lombarda i cili humbi jetën në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e vonë të së dielës në via Graziadei në Imola. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, ku i riu ndodhej në një makinë ‘Mercedes CLK’ në shoqërinë e dy shokëve, kur makina e drejtuar nga një 21-vjeçar shqiptar gjithashtu nga Massa Lombarda. Ata po udhëtonin në drejtim të via Lughese, në kryqëzimin me via Banfi, mirëpo mjeti ndryshoi korsi duke dalë në atë të kundërtën.

Makina doli nga rruga, duke kaluar shtegun e biçikletave, duke dëmtuar një tabelë rrugore dhe duke u përplasur me një pemë. Për 24-vjeçarin, i cili ishte ulur në sediljen e përparme, nuk mund të bënin asgjë, pasi vdiq në vend.

Kalim i rrezikshëm

Dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë mbetën të plagosur, por jo në gjendje të rëndë. I riu që drejtonte makinën u transportua me helikopter në spitalin Maggiore në Bolonja, por jeta e tij nuk ishte në rrezik, ndërsa pasagjeri tjetër, një djalë 23-vjeçar rumun me banim në Lugo, u dërgua në urgjencë.

Gjepali jetonte në Massa Lombarda, ku mbërriti në vitin 2016. Më pas u anulua nga zyra e gjendjes civile për shkak të mosdisponueshmërisë, për t’u kthyer në vitin 2021. Familja jeton gjithashtu në komunën e Ravenës.

Ai jetonte në qendër, por unë nuk e njihja drejtpërdrejt“- komenton kryebashkiaku i Massa Lombarda, Daniele Bassi. “Kur dëgjova lajmin u trondita, sepse këto janë ngjarje që nuk do të donte t’i dëgjonte kurrë, sidomos kur kanë të bëjnë me një djalë kaq të ri. I shpreh afërsi dhe ngushëllime të përzemërta në emër timin, administratës bashkiake dhe mbarë qytetit familjes në një moment kaq të trishtë për ta”.- shtoi më tej ai.

Advertisement