Zbardhet një tjetër dëshmi nga kunata e Taulant Malajt, për emisionin “Me zemër të hapur”, Raba Malaj tha në një bisedë telefonike se Taulani natën kur ndodhi krimi,kishte marrë në telefon të vëllanë, ku i kishte pohuar se kishte vrarë 3 persona.

“Taulanti natën që kreu krimin, na telefonoi. Ai mori vëllanë dhe pohoi se kishte vrarë 3 persona. Ai pas vrasjes erdhi me makinë para pallatit tonë. Ai erdhi me makinë dhe tha ejani të merrni djalin. Ne kur shkuam gjetëm djalin duke parë të motrën e vdekur”, tha ajo.

Kujtojmë se Taulant Malaj ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare, Xhesikën, fqinjin e tyre italian, dhe plagosi gruan, Tefta Malajn.