Connect with us

Aktualitet

SPECIALE l Serbia nuk e do Kosovën në KiE/ A do ia heqë votën kundër PE?

Votimi për këto rezoluta është paraparë nga ora 12.00-13.30, por jo pa u kryer edhe një numër votimesh për çështje të tjera. “Votimi është sot, në orën 12.00-13.30, por ka një numër të madh votash për dosjet e tjera të Parlamentit, kështu që radha e Serbisë dhe Kosovës do të vijë pasi të jenë kryer këto”, ka thënë për zëdhënësja e PE-së, Snjezana Kobescak, për Gazetën Express. Ndërkaq, është paraparë edhe një konferencë për media e raportuesve të këtyre dy rezolutave, Viola von Cramon për Kosovën dhe Vladimír Bilčík për Serbinë. Konferenca prite t të nisë nga ora 14:30-15:00. Në raportin që ka prezantuar Cramon, të publikuar në faqen e BE-së, thuhet se ajo do të kërkojë që PE të miratojë edhe një paragraf ku i kërkohet Serbisë që të heqë votën e saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës, duke theksuar që kjo bie ndesh me Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë. “Shpreh keqardhje që Kosova është aktualisht e vetmja demokraci europiane që nuk është ende anëtare e Këshillit të Europës; i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë që të përmbahet nga përpjekjet për të izoluar vendin fqinj Kosovën nga skena ndërkombëtare duke bërë fushatë kundër njohjes së saj ose duke e përjashtuar vendin nga organizatat ndërkombëtare; i bën thirrje Serbisë të heqë votën e saj bllokuese që e ndalon Kosovën të jetë anëtare e Këshillit të Europës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, gjë që përndryshe do të binte ndesh me Marrëveshjen e vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve; vë në pah se serbët e Kosovës do të përfitonin nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, pasi kjo do t’u lejonte serbëve të Kosovës të paraqesin ankesa për të drejtat e njeriut në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet mes tjerash në këtë raport që do të prezantojë Cramon.

Advertisement