Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | SERBIA, ME SHPATULLA NE SPANJE/ Falenderimet për mos-njohjen e pavarësisë së Kosovës

Serbia ka vazhduar ta shkelë Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit për normalizimin e marrdhëniëve me Kosovën. Gjatë ditës së sotme, ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq në takim me ambsadorin spanjoll në Beograd, Raul Bartolome Molina, e ka falenderuar Spanjën për qëndrimin e saj parimor në çështjen e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe për votimin e fundit në lidhje me kërkesën e Prishtinës zyrtare për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Gjatë takimit, ambasadori Molina, ka thënë se “qëndrimi i Mbretërisë së Spanjës për mosnjohjen e e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar. Spanja vazhdon të mbështesë fuqimisht kërkesën e Serbisë për ruajtjen e sovranitetit të saj”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Serbisë. Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit në lidhje me këtë? Neni 4 i Marrëveshjes Bazë Palët vazhdojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Votimi kundër në KiE Edhe javë me parë, liderët serbë kishin shkelur Marrëveshjen Bazë, duke votuar kundër vendimit për ta dërguar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës tek Asambleja Parlamentare. Në lidhje me votimin e Serbisë në KiE, kishte reaguar edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ksihte thënë se institucionet e Brukselit janë në dijeni se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Advertisement