Connect with us

Aktualitet

SPECIALE | Simboli i rënies së Vuçiç

Disa mijëra njerëz në Beograd kanë protestuar me moton “Serbia kundër dhunës” dhe kanë kërkuar dorëheqjen të zyrtarëve të caktuar. Të tubuarit, në disa raste ka brohoritur “Dorëheqje” dhe “Vuçiq largohu”. Kjo është protesta e dytë kundër dhunës, e cila u mbajt me ftesë të opozitës parlamentare pro-evropiane, pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar. Me ftesë të organizatorëve, pjesëmarrësit e protestës bllokuan urën Gazela, e cila është më e qarkulluara në autostradën në Beograd. Organizatorët theksuan se Gazela është “i vetmi institucion në vend që funksionon”. Bllokimi i kësaj rruge kyçe në qytet, ka zgjatur rreth dy orë. Organizatorët deklaruan se janë përmbushur dy kërkesa – caktimi i seancës së Kuvendit të Serbisë dhe dorëheqja e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiq. Deputeti i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviq, ftoi protestuesit që të premten e ardhshme të dalin para Kuvendit të Serbisë, në kohën kur do të mbahet seanca me kërkesë të opozitës. Protestuesit e mbledhur në autostradën e Beogradit, në mënyrë simbolike ndezën dritat në celularët e tyre. Protesta filloi para Kuvendit të Serbisë. Kur kolona u drejtua drejt Gazelës, e gjithë traseja e rrugës “Knez Milosh”, 1.6 kilometra e gjatë, ishte e mbushur me njerëz, ashtu sikurse edhe rrugët tjera që çojnë në këtë rrugë. Qytetarët kalonin në heshtje dhe herë pas here ndalonin dhe duartrokitnin numrin e madh të njerëzve të mbledhur.

Advertisement