Connect with us

Politike

Pas Ramës edhe Veliaj ‘shuplakë’ Celibashit: Identifikimi elektronik dekurajoi qytetarët

Kandidati i PS për Tiranën Erjon Veliaj, ka ftuar qytetarët që u dekurajuan nga mosfunksionimi i identifikimit elektronik të rikthehen në qendrat e votimit.

Veliaj tha se mosfunksionimi i sistemit elektronik, bëri që shumë qytetarë të dekurajohen dhe të largohen, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të rikthehen dhe të votojnë, për të vendosur për të ardhmen e tyre.

Faleminderit të gjithëve për kontributin. Kemi patur disa avari, ka qenë e amundur të bëhet identifikimi elektronik. Më erdhi mirë për vendimarrjen për kontroll manual. Ftesa për të gjithë qytetarët që janë dekurajuar është të rikthehen në qendrat e votimit, është e rëndësishme të votojmë për të ardhme. Ata që u dekurajuan nga qendart e votimit të rikthehen të votojnë. Mezi pres ta cojmë këtë proves di në fund me qetësi. Dua të falenderoj të gjithë kandidatët e tjerë. gara tani mbaroi, nesër rikthehemi të gjithë si qytetarë”, tha Veliaj.

Advertisement