Connect with us

Aktualitet

‘Si nuk lejohet?’/ Kryetari i Komisionit shoqëron votuesit: O Beni po të filmoj

Procesi i votimit në shumë qytete është shoqëruar me problematika nga më të ndryshme, ku nuk ka munguar edhe dhuna. Rasti i filmuar me celular vjen nga një qëndër votimi në Vlorë, ku kryetari i Komisionit shoqëron votuesit.

Jo vetëm që është në shkelje të ligjit, por edhe kur e paralajmërojnë se pamjet e tij do të bëhen virale me zë e figurë, ai nuk do t’ia dijë.

Madje situata agravohet edhe më tej, që pavarësisht paralajmërimeve, Arben Cela rikthehet tek vendi ku votohet ndërsa ndihmon një zonjë. “Si nuk lejohet? Është brenda rregullave”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa insiston se ka të drejtë.

Incidenti është regjistruar në një qendër votimi në fshatin Kotë të Vlorës, ku kryetari i komisionit, përfaqësues i PS-së shoqëronte votuesit në kutinë e votimit. Ngjarja është filmuar nga përfaqësues të PD-së, ndërsa shihet se Arben Cela shkon te kutia e votimit, ku ndodhet një person duke votuar.

Advertisement