Connect with us

Aktualitet

Nuk figuronte askund për të votuar, qytetari: Sikur kam vdekur

Afrim Klosi shkoi për të votuar, por emri i tij nuk figuronte askund, ndryshe nga familjarët e tij. Në një intervistë për “Syri”, Afrim Klosi tha me ironi shtoi se do shkojë që të votojë kur të ketë zgjedhje në Serbi, pasi në Shqipëri, nuk e ka të mundur.

“Nuk dal fare. Sikur të kem vdekur, shkoj tek një godinë, shkoj tek tjetra nuk jam. Anëtarët e familjes time janë, unë jo. Unë banues në Kamëz jam, pasaportizim kam. Kam votuar edhe herë tjetër, por kësaj here nuk ekzistoj fare. Më thanë dil jashtë. Tani po mendoj të votoj në Serbi se këtu nuk lejohet. Në Bashkinë Kamëz nuk votoj dot,”-u shpreh ai para mikrofonit.

Advertisement