Connect with us

Aktualitet

RAUNDI I FUNDIT/ PS kryeson bindshëm, BF shpreson për rezultat në Kukës

Procesi i numërimit vazhdon në të gjithë vendin megjithëse opozita e ka humbur mundësinë për të drejtuar disa nga bashkitë më të mëdha të vendit. Elbasani, Vora dhe Kamza e zbuluan që dje të besuarin e tyre për të drejtuar bashkinë në 4 vitet që do të vijnë dhe ata janë të kandiduarit e Partisë Socialiste.

Por ajo që po ndodh në këto zgjedhje është një humbje votash në zonat tradicionalisht të djathta. Shkodra, Kukësi, Tropoja që dikur kanë qenë bastione të padepërtueshme për Partinë Socialiste, kësaj here flasin majtas.

Deri më tani, rezultati për qarqet kryesore të vendit është si më poshtë:

Në Tiranë janë numëruar 512 QV nga 941. Erion Veliaj, PS kryeson me 84713 vota  ose 54.24 %, i pasuar nga Belind Këlliçi me 54639 vota ose 34.98 %. I treti është surpriza e zgjedhjeve. Arlind Qori i Lëvizja Bashkë, kandidues për herë të parë ka marrë 7448 vota ose 4.77 %.  Roland Bejko Partia Demokratike ka marrë 6725 vota ose 4.31 % Marko Dajti i Fronti i Majtë ka marrë 1471 vota ose 0.94 % ndërsa Lajla Pernaska
ka marrë 1190 vota  ose 0.76 %.

Në Durrës, beteja është më e ashpër. Janë numëruar 180 nga 341 QV. Kandidati i Bashkë Fitojmë, Igli Cara ka marrë 17955 vota ose 43.25 % ndërsa Emiriana Sako e PS ka marrë 23563 vota ose 56.75 %.

Në Shkodër, janë numëruar 196 nga 247. Kandidati i PS, Benet Beci ka marrë 26662 vota ose 59.88 %, ndërsa Bardh Spahia i Bashkë Fitojmë, ka marrë 17866 vota ose 40.12 %.

Në Lezhë, janë numëruar 105 nga 126 QV dhe duket se edhe për 4 vitet që vijnë, Pjerin Ndreu do të drejtojë këtë bashki. Rezultati deri më tani është Pjerin Ndreu, Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 15526 vota ose 53.29 %, ndërsa Pashk Gjoni i Bashkë Fitojmë ka marrë 13611 ose 46.71 %.

Në Kukës, janë numëruar 23 QV nga 73 në total dhe rezulton se PS udhëheq me një diferencë prej gati 600 vota. Admir Sinamati i Bashkë Fitojmë ka marrë deri më tani 3596  vota ose 41.86 %, ndërsa Safet Gjici,PS ka marrë 4185 vota ose 48.72 %.

Në Fier, nuk ka surpriza. Janë numëruar 168 QV nga 224 në total dhe nëse të dyja opozitat do të ishin bashkë, sërish nuk do ta mundnin PS. Nga të dhënat rezulton se diferenca është gati 20 mijë vota.

Evdar Kodheli i Bashkë Fitojmë ka marrë 7263 vota ose 19.18 %. Eriselda çelaj, Partia Demokratike
4205 vota ose 11.10 %, ndërsa Armando Subashi PS, 26408 vota ose 69.72 %.

Berati, Dibra, Elbasani Gjirokastra, Korça dhe Vlora e kanë mbyllur numërimin duke konfirmuar kandidatët e PS.

Advertisement