Connect with us

Rajon

Szunyog: Moszbatimi i marrëveshjes së Ohrit lë pasoja

Ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që te zbatojnë marrëveshjen e Ohrit pa vendosur kushte, pasi sipas tij, mos implementimi i saj do të ketë pasoja për palët.

“Me këtë marrëveshje Kosova është zotuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit. Serbia gjithashtu duhet t’i përmbush detyrimet e veta. Presim që nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombetare dhe do t’i njoh dokumentet e Kosovës që kanë hyrë në fuqi me deklaratën e Borrell më 18 Mars”, tha Szunyog në një tryezë në Mitrovicë me temë “Implementimi i planit franko-gjerman”.

Advertisement