Connect with us

Kronike

E rëndë/ Vritet me thikë një nxënës shkolle

Një sherr me thika mes disa adoleshentëve në Gramsh, ka sjellë një bilanc tragjik me vdekjen e një 15-vjeçari, nxënës në klasën e nëntë. Viktima është Fatjon Bici. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”.

Burimet raportojnë edhe për një të plagosur, Marko Liçi, 15-vjeç. Sipas ‘bluzave të bardha’, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se adoleshentët e përfshirë në sherr janë të moshave 14 dhe 15 vjeç.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me këtë rast të rëndë, se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe cila ka qënë arsyeja e këtij konflikti që përfundoi me një jetë të humbur.

Advertisement