Connect with us

Politike

Humbën zgjedhjet/ Partia e Lirisë: Krimi i Ramës shkatërroi votimet

Në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, i qëndroi argumentit se më 14 maj pati votime nën terrorin e mafies së pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, që sipas tij nën tutelën e kryeministrit Rama, shkatërruan zgjedhjet.

‘Qindra milionë euro të pista u hodhën në fushatë për të blerë vota. Ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë, zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, nëpunës bashkie dhe punonjës të administratës publike, grupe kriminale dhe banditë lokalë, deri edhe oligarkë, mësynë drejt qendrave të votimit dhe bënë presion hapur ndaj çdo votuesi, komisioneri dhe numëruesi. Mijëra njerëz u kërcënuan në pragun e shtëpisë dhe në qendrat e votimit për të mos votuar opozitën. Komisionarë dhe vëzhgues u rrahën barbarisht.

Grupet kriminale dolën hapur në krah të “Rilindjes” dhe Policia bënte sehir jo vetëm duke mos reaguar por edhe duke braktisur ditën e zgjedhjeve të gjitha qendrat e votimit. Mbrojtja e votës është objektivi ynë madhor dhe të gjithë energjitë tona do të jetë të përqëndruara në këtë proces! Asnjë narkozgjedhje nuk mund të mbajë peng lirinë dhe të ardhmen e shqiptarëve, të cilën jemi të vendosur ta mbrojmë me çdo çmim!’- tha Blushi.

Advertisement