Një qytetar nga Vlora ka dhënë një mesazh të fortë gjatë protestës para Kryeministrisë. Ai deklaroi se protestuesit do të nisen në këmbë nga Vlora drejt Tiranës dhe se nuk dorëzohen deri në rrëzimin e qeverisë edhe nëse do të duhej të japë jetën. Ish-efektvi tha se viti 1997 nuk duhet të përsëritet edhe një herë dhe nuk duhet të hiqet dorë nga protesta. Ai hodhi akuza të rënda drejt kreut të PD, Sali Berisha dhe deklaoi se në para 29 vitesh e kërcënuan për organizimin e protestave, duke i plagosur prindërit akt që e detyroi të emigronte.

“Para 31 vitesh kam kryesuar Komitetin e Protestës në Vlorë, u dhunuam nga berishistët.

Më pas nisën dëbimet, persekutimet, më plagosën prindërit me granata dhe tritol.

U nisëm me djalin e vogël drejt Adriatikut, na dëbuan edhe pse isha punonjës policie. Pasi i rritëm fëmijët andej, me dashurinë për gjuhën shqipe, pas 29 vitesh jemi në të njëjten situatë, ku ka protestë në të gjithë vendin.

Nuk duhet të përsëritet ’97, të mos e lëmë protestën, nëse i duam fëmijët tanë. Le të jem unë heroi i parë, le të më vrasin.

Kemi nisur bisedimet me shokët që lumi të vërshojë nga Vlora në Tiranë, do të vijmë nga në këmbë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur.

Ai nuk është burrë, s’ka fe, është frikacak, ata që janë mbrapa tij të mos bëhen tradhtarë, mos u vini përballë shqiptarëve, mos u bëni kundërshtarët tanë sepse do të gjeni belanë.

Patronazhistët, policët të bashkohen me ne, të hedhin kapelën në shesh si unë në ’97”, deklaroi ish-efektivi.