Kosova
Senatori Murphy i ashpër ndaj Kurtit për ngjarjet në Veri
Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili këtë javë ishte në vizitë zyrtare në Kosovë, tha se u zu në befasi nga ngjarjet në veri të vendit.
Ai tha se në takimin që pati me kryeministrin Albin Kurti nuk është folur për një plan të tillë nga ana e institucioneve të Kosovës.
“Si mik i Kosovës jam zënë totalisht në befasi dhe Albin Kurti duhet menjehere t’i japë fund këtij provokimi ” – deklaroi senatori amerikan
Murphy tha se për këtë “zhvillim shqetësues” ka pasë edhe një telefonatë me Këshilltarin Special të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka dënuar veprimet e autoriteteve të shtetit të Kosovës. Në një reagim në profilin e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, thuhet se “masat e dhunshme” duhet të ndërpriten menjëherë.