Politike
Tensionet në veri/ Berisha: Rama ndihmës i Vuçiç
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat para Kuvendit, e ka cilësuar damatike dhe kritike situatën në veri të Kosovës, ndërsa ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si ndihmës të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
“Situata në Veri të Kosovës, plumbat e bandave serbe në jelekët e KFOR-it dëshmojnë se situate është më dramatike dhe kritike si kurrë më parë që nga lufta. Shënon një degradim të paralajmëruar të gjendjes, për ata që e kanë të qartë se nacionalizmi serb në qenien e tij ka Serbinë e madhe si projekt. Rama ka qenë një ndihmës i shpifur i Vuçiç në këto vite, dhe ka futur thika pas shpine Kosovës në çdo moment. Mos harroni fjalët e tij, kur të fillojë lufta do më kërkoni mua që të ndërmjetësoj te Vuçiç.
Ndërsa për Albin Kurtin, Berisha tha: “E kam parë si një kryeministër që kërkon të zbatojë ligjet e vendit të tij.”