Bota
Tensionet në veri, Blinken: Po rrezikohen aspiratat e integrimit europian
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar sërish për tensionet në veri të Kosovës.
Blinken u kërkoi krerëve të Kosovës dhe atyre të Serbisë që të ulin tensionet, duke paralajmëruar se ata po rrezikojnë aspiratat e integrimit evropian.
“Ne u bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet”, tha Blinken në një komunikim me gazetarët në Oslo të Norvegjisë.