Connect with us

Kosova

Serbia në avantazh/ Isa Mustafa për gjendjen në veri

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke komentuar situatën në veri të Kosovës, është shprehur se është për të ardhur keq që kjo gjendje i ka dhënë më shumë pikë Serbisë në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu ai ka theksuar se në lidhje me asociacionin, tashmë serbët kanë fituar më shumë avantazhe, duke theksuar gjithashtu se ishte vetë Albin Kurti që e kishte pranuar këtë marrëveshje.

Mustafa eshte shprehur se kryeministri duhej patjetër të kishte diskutuar dhe të ishte konsultuar me Kuvendin, presidenten dhe me opozitën, që të mos ndihej i vetëm përballë ndërkombëtarëve, të cilët sipas Isa Mustafës, po mbajnë më shumë anën e Serbisë.

“Nuk mendoj se është cënuar dialogu me Serbinë, por kjo e fundit është në avantazh krahasuar me Kosovën. Serbia mund të thotë se pse nuk është zbatuar asociacioni, por kjo është penguar nga vetë ata, dhe jam i sigurt që dhe nëse do të kërkohet serish e njëjta gjë, serish do të kemi pengesë nga ana e Serbisë pasi ata nuk e duan paqen” – ka deklaruar Isa Mustafa

Advertisement