Connect with us

Kosova

Lajçak e Escobar takojnë Listën Serbe, zbulohet kërkesa e tyre

 I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka zbardhur takimin me përfaqësuesit e Listës Serbe. Përmes një postimi në Twitter, Lajçak bën me dije se i kërkuan Listës Serbe që të marrin pjesë në zgjedhje. Lajçak tha se një zgjidhje politike s’mund të arrihet pa popullatën e prekur.

”Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja“, ka shkruar Lajçak.

Lajçak, bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Advertisement