REAGIM
Vetëvendosje nuk ndalet: Rama mendon dhe vepron si Esad Pasha
Kryetari i të rinjve të Lëvizjes Vetëvendosje, Behar Jashari ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama dorëzoi një draft status për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Jashari, përmes një postimi në Facebook, shkruan se Rama orvatet të duket si Ismail Qemali, sepse mendon e vepron si Esad Pasha.
“Edi Rama orvatet të duket si Ismail Qemali, sepse mendon e vepron si Esad Pasha”, shkruan Jashari.
Më herët deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi tha se ndërkombëtaret po e shfrytëzojnë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, sepse sipas tij, ai i shërben Vuçiç.