Connect with us

Kosova

24 vjet nga çlirimi i Kosovës, Kurti dhe Osmani: Përgjithmonë mirënjohës ndaj NATO-s

Në 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti  tha se ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Ai shprehu falënderimin e mirënjohjen ndaj ndërkombëtarëve për lirinë.

“Pas çlirimit vjen paqja. Sot përkujtojmë dhe festojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin. Bashkë me presidenten e Republikës dhe kryetarin e Kuvendit kujtuam duke vendosur lule të freskëta dhe bërë homazhe humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve dhe këtu kontributin e NATO-s”, tha Kurti.

“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, shtoi ai.

Edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani 12 qershorin e ka quajtur ditën më të rëndësishëm për kombin.

Ajo tha se që nga mëngjesi kanë nderuar të gjithë ata që kontribuuan që liria të bëhet realitet, duke filluar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, ish-veprimtari Adem Demaçi, familja Jashari e ushtarët e NATO-s.

E para e shteti tha se Kosova dhe populli i sa i janë mirënjohës miqve që lirinë e demokracinë e bënë realitet dhe sot po e gëzojnë edhe qytetarët.

“Sot shënojmë një prej ditëve më të rëndësishme për kombin tonë, një prej ditëve ditën kur shteti ynë u çlirua, pas një luftë që rezultoi me një gjenocid ndaj një populli të pafajshëm”.

“Në mëngjes ne nderuam vizionarët e shtetit tonë, nderuam ata që i vënë themelet e shtetit, këtu nderuam ata që i dhanë vulën shtetit tonë”.

“Jemi mirënjohës përherë dhe përsërisim për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, mirënjohjen e përjetshëm për miqtë që lirinë, demokracinë ta kemi realitet dhe ta gëzojnë të gjithë qytetarët”.

Advertisement