Connect with us

Kronike

E rëndë/ Ishin duke e montuar, ashensori i zë poshtë dy punëtorët

 Dy punëtor janë plagosur ditën e sotme në Krujë, pasi ashensori i një pallati në ndërtim i ka zënë poshtë. Punëtorët janë zënë nga ashensori në momentin që po e montonin këtë të fundit.

Të dy ata janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement

TRENDING