Connect with us

Kosova

Tensione në veri të Kosovës, sulmohet makina e ministrit

Tensionet në veri të Kosovës nuk ndalojnë, teksa protestues serbë kanë sulmuar me bojë makinën e Ministrit Elbert Krasniqi në Leposaviq.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal kishte shkuar në Leposaviq për të takuar kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemi, teksa në momentin që po largohej, makina e tij është gjuajtur me bojë dhe molotovë nga protestuesit serbë të maskuar.

Kujtojmë që tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur në rritje ditët e fundit, pasi 3 oficerë të policisë së Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe “Kobra” brenda territorit të Kosovës.

Ndërkohë, gjykata serbe vendosi t’i lërë tre policët në paraburgim, pavarësisht thirrjes së autoriteteve të Kosovës dhe disa prej ndërkombëtarëve, për t’i liruar.

Advertisement