Connect with us

Politike

Kurti i shpreh keqardhje Begajt për anulimin e mbledhjes së përbashkët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë Forumit të Prespës në Strugë, ka takuar Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy shteteve.

Kurti shprehu keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte parashikuar të mbahej të mërkurën në Gjakovë.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, ai e falënderoi presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt dhe kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre.

Ai gjithashtu e njoftoi presidentin Begaj me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara.
Kryeministri Kurti po merr pjesë sot në Forumin e Prespës, në Strugë të Maqedonisë së Veriut.

Advertisement