Connect with us

Bota

Rusia thotë se ka zmbrapsur sulme me dronë ndaj një rafinerie të naftës

Rusia tha më 17 qershor se ka shkatërruar tre dronë, që sipas Moskës po shënjestronin një rafineri të naftës në rajonin kufitar Brjansk, teksa Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse.“Sistemet ajrore ruse gjatë natës kanë zmbrapsur sulmet nga forcat e armatosura ukrainase në rafinerinë e naftës ‘Druzhba’, në qarkun Novozibkov”, tha guvernatori i rajonit Brjanks, Alexander Bogomaz.

Guvernatori rus nuk përmendi ndonjë dëm.

Gadishulli ukrainas i Krimesë, që është i ankesuar nga Moska e që Kievi synon ta rimarrë, po ashtu sulmohet vazhdimisht me dronë.

Forcat ruse gjatë javës kanë shkatërruar nëntë dronë mbi këtë gadishullin, sipas guvernatorit të instaluar nga Moska, Sergei Aksyonov.

Javën e kaluar, një dron goditi një ndërtesë banimi në qytetin jugor rus, Voronezh, duke plagosur dy persona.

Kjo ishte hera e parë që u raportua për një sulm me dron në Voronezh, qytet që gjendet thellë brenda territorit të Rusisë.

Advertisement