Connect with us

Bota

“Pothuajse ende shkëlqen”, zbulohet një shpatë 3000-vjeçare në Gjermani…

Në Gjermani është zbuluar një shpatë prej bronzi e cila supozohet se është 3000 vjet e vjetër.

Zyra shtetërore bavareze për ruajtjen e monumenteve historike (BLfD) tha se shpata, e cila besohet se daton në fund të shekullit të 14-të para Krishtit – mesi i epokës së bronzit – u gjet gjatë gërmimeve javën e kaluar në Nördlingen, midis Nuremberg dhe Shtutgartit.

Shpata ka një dorezë tetëkëndëshe dhe u gjet në një varr në të cilin tre persona – një burrë, një grua dhe një djalë – ishin varrosur me objekte bronzi, tha BLfD këtë javë.

Profesor Mathias Pfeil, kreu i BLfD, tha se “shpata dhe varrimi duhet ende të ekzaminohen në mënyrë që arkeologët tanë të mund ta kategorizojnë këtë gjetje më saktë. Por tashmë mund të themi se gjendja e ruajtjes është e jashtëzakonshme. Një gjetje si kjo është shumë e rrallë.”

“Është e pazakontë të gjesh shpata nga periudha para Krishtit, pasi shumë prej tyre janë zhvarrosur në shekullin e 19-të”, tha BLfD.

Advertisement