Aktualitet
Skandali në zyrë/ Bashkia Kukës fshin çdo postim të Gjicit
Faqja zyrtare e Bashkisë Kukës, ka fshirë çdo postim në të cilën shfaqej Safet Gjici. Pasi Gjici dha dorëheqjen nga posti ditën e djeshme, shkarkimi i tij erdhi dhe nga qeveria. Një ditë më parë, Safet Gjici njoftoi dorëheqjen e tij në një postim në Facebook, ku më pas ka fshirë dhe llogarinë në rrjetet sociale. Ai ka fshirë po kështu dhe llogarinë në Instagram.
Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, pas publikimit të videos ku ai kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.
Dje, një video erotike u publikua në media, ku ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ishte filmuar teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë. Kjo video, solli reagime të shumta në rrjet.