Politike
Nuk përmendi emrin e Bashës/ Bardhi: Kam folur për kriminelët më të mëdhenj
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pyetjes se përse nuk e përmend emrin e Bashës, iu përgjigj se ka përmendur me emër dhe mbiemër edhe kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe për të nuk është problem kjo gjë.
“Demokratëve dhe PD-së nuk i intereson. Ajo që unë ripohoj është se kjo nuk i shërben PD dhe demokratëve. Çdo hap politik do të bëhet i ditur në momentin e duhur. Unë nuk kam hezituar të përmend emrat e kriminelëve më të mëdhenj të Shqipërisë, jo më të zotit Basha, që kam qenë bashkëpunëtori i tij më i ngushtë.
Nëse do të kishim menduar për interesa personale, do të zgjidhnim një emër që ndihëshim komod dhe mbyllnim sytë për ta lënë PD drejt greminës. Unë e kuptoj se ju keni interes për çdo qëndrim tonin në të ardhmen. Sigurisht hap pas hapi do të njiheni me qëndrimet tona. Fola për kohën kur Basha ka qenë kryetar i PD dhe unë sekretar i PD. Një proces, i cili nuk ndjek rregullat e statutit që nuk siguron bashkëjetesën në parti, do të zulohen interesa personale.
Interesi im dhe i Shqipërisë është Partia Demokratike e Shqipërisë. Mund të kishim zgjedhur rrugën e rehatisë, teksa PD po shkatërrohej. Unë bëj pjesë në kategorinë e politikanëve që kanë përmendur me emër e mbiemër çdo kriminel. Që në momentin ku pyetja nis me nëse, do të thotë që flet më një ngjarje të së ardhmes. Të jeni të sigurt se ashtu sin ë të shkuarën i kam mbajtur qëndrimet e mia në mënyrë të drentpërdrejtë, ashtu do të vijojë t’i shpreh. Ka vetëm një PD dhe është ajo PD që do të duhet të forcohet dhe të bëhet alternativë qeverisëse”, u shpreh Bardhi.