Rajon
Abazoviç: Shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë, fola me Kurtin
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se vendi i tij është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk ka çështje të hapura me askënd në rajon dhe pa synime për të ndërhyrë në marrëdhëniet e askujt.
Ai i ka ofruar mundësinë kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të mbahet në Mal të Zi
Abazovic eshte shprehur gjithashtu se i ka bërë apel Kurtit të mos hyjë në konflikt më të thellë me ndërkombëtarët dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje me dialog, duke shtuar se fokusi nuk duhet të devijohet nga e ardhmja evropiane e të gjithë rajonit.
“Por kur shohim se çfarë gjërash po ndodhin, nuk mund të jemi të qetë. Nuk është mirë t’i kthehemi politikës së viteve nëntëdhjetë. Kur sheh disa skena, ke ndjesinë se i ke parë më parë. Shpresoj se arsyeja do të mbizotërojë” – ka deklaruar Dritan Abazovic