Connect with us

Rajon

Me Kurtin të ashpër, me Vuçiç të butë/ Escobar ka një përgjigje për ata që ankohen

Që nga Kryeministri Kurti e poshtë, pushteti dhe përkrahësit e tij kanë vërejtje për qasjen e SHBA-së ndaj Kosovës. Për herë të parë në vendin që Presidentja e quan si më proamerikanin në botë është thënë se SHBA-ja po ndihmon Serbinë dhe po shtypin Kosovën. Emisari amerikan Gabriel Escobar i është pyetur për këtë u shpreh se SHBA ka bërë çdoherë, gjithçka në favor të Kosovës, e jo në favor të Serbisë.

“Unë sfidoj këdo që të më thotë se ku kemi qenë të ashpër me Kosovën dhe të butë me Serbinë. Ne e kemi shtyrë Serbinë që të lëvizë për çështjen e letërnjoftimeve, për barrikadat, edhe për Këshillin e Evropës”, ka thënë Escobar duke shtuar se “nqs ndaj Kosovës po kërkohet bashkërendim dhe njohje të obligimeve të saj ndërkombëtare, kjo nuk do te thote ‘të ashpër’ me Kosovën, përkundrazi.

Albin Kurti ka patur probleme edhe me administratën amerikane gjatë mandatit të tij të parë si Kryeministër. Atë kohë, faji për raportet e krisura i vihej republikanëve dhe Presidentit kontrovers, Donald Trump e njeriut të tij, Richard Grenell. Lëvizja Vetëvendosje priste që zgjedhjet t’i fitonin demokratët. Kurti doli publikisht në pëkrahje të Joe Bidenit. Por, pas dy vjetësh me administratën Biden, përplasja duket se nuk ishte një incident. Raportet e Qeverisë Kurti me Qeverinë amerikane eskaluan.

Advertisement