Connect with us

Kronike

Vodhi targën diplomatike pranë ambasadës polake, kamerat zbulojnë autorin

Një targë diplomatike është vjedhur disa ditë më parë në rrugën “Skënderbeg”, njohur si Rruga e Ambasadave në Tiranë.

Një person ende i paidentifikuar, mësohet se ka marrë targën diplomatike të ambasadës polake dhe është larguar.

Bëhet me dije se Policia, përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë ka mundur të fiksoj autorin e dyshuar të vjedhjes, por deri tani ka qenë i vështirë identifikimi.

Dyshohet se autori kund të ketë vjedhur targën diplomatike për efekt përdorimi në ngjarje kriminale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

 

Advertisement