Connect with us

Kronike

E rëndë/ 23-vjeçari lë shtatzënë 12-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është konstatuar në Përmet. Është arrestuar në Përmet një 23 vjeçar nga Mallakastra pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një minorene 12 vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur disa muaj më parë, teksa është zbuluar së fundmi.

I riu, shtetasi me iniciale B.L. ka pasur raporte intime me 12 vjeçaren nga qyteti i Përmetit dhe pas marrëdhënies seksuale, 40 dite më pas minorenia ka pasur shqetësime në trup ku pas kontrollit mjekësor ka zbuluar se është shtatzënë.

Minorenia ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi prindërit i ka në emigracion dhe vetë jeton me gjyshen dhe më pas është arrestuar i riu. Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes, por mësohet se i riu akuzohet edhe për disa vjedhje në Përmet.

Advertisement