Connect with us

Kosova

Kurti: Borrell, mos shpërnda dezinformata, e rrezikshme dhe e papranueshme

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marshimi i Forcave të Armatosura të Kosovës në Mitrovicën e jugut, ishte vetëm stërvitje rutinore, e planifikuar në bazë vjetore, për të cilën është informuar edhe KFOR-i.

Interpretimet se kjo gjë ishte një lëvizje drejt tensionimit të situatës, Kurti i ka quajtur dezinformata. Ai ka thënë se këto interpretime janë të rrezikshme dhe të papranueshme.

Po ashtu, Kurti ka folur edhe për serbin e arrestuar dje në Mitrovicën veriore, i njohur me nofkën “Rusi”, nën dyshimet për sulme ndaj forcave të KFOR-it.

Duke iu referuar situatës, kryeministri Kurti ka bërë thirrje që të verifikohen lajmet para reagimeve.

Ne interpretimin e tij, Borrell, përmes një fjalori dramatizues, tha se është shumë i alarmuar për atë që po ndodh në veri, duke i konsideruar arrestimet e fundit në shpërfillje të procedurave gjyqësore.

Advertisement