Bota
Rusia në luftë civile, Wagner merr Rostovin, niset drejt Moskës, Putin: Tradhëtarët…
Ndoshta është herët për të thënë nëse ky është një grusht i mirëfilltë shteti, por e sigurt është se Rusia gjendet pa diskutim në prag të një lufte civile, pas kërcënimeve të shefit të grupimit Wagner, Yevgeni Prigozhin, ndaj ministrit rus të Mbrotjes, Sergey Shoigu. Sipas Prigozhin, Shoigu ka ndërmarrë një sulm kundrejt një kampi të Wagner dhe ka lënë qindra ushtarë të vrarë. Ndaj ai ka nisur një inkursion në territor rus, me qëllim kryesor mbërritjen në Moskë dhe kapjen e Shoigut. Sipas raportimeve në terren dhe vetë publikimeve të Prigozhin, i cili ka qenë aktiv çdo 30 minuta në platforma komunikimi gjatë natës, forcat e tija kanë marrë qytetin rus të Rostov (rreth 1.1 milionë banorë), pa hasur në rezistencë të Ushtrisë ruse.
Kjo, përtej faktit se qytete të tëra dhe kryesisht Moska janë blinduar nga Garda Kombëtare dhe Shërbimet e Inteligjencës ruse janë në gatshmëri të lartë.
Ndërkaq, janë raportuar edhe tërheqje masive ushtarake nga fronti rus në Ukrainë, për t’iu bashkuar rebelimit.
Prigozhin ka publikuar edhe një video nga Rostovi, ku shfaqet ai vetë me drejtues vendorë të forcave ruse, të cilët duken të qetë gjatë bisedave me të.
Nga vetë Kremlini, komenti i vetëm i bërë është ai i zëdhënësit për shtyp, Dmitry Peskov, i cili ka thënë se Vladimir Putin është në dijeni të situatës. Por, nuk dihet asnjë detaj lidhur me këtë.
Incidente të tjera janë raportuar në zona të ndryshme, herë me pretendime se Wagner ka rrëzuar helikopterë rusë, e herë se forcat ruse kanë goditur mjete të Wagner. Këto gjithsesi mbeten të pa vërtetuara.
Mesazhe tepër të ashpra u dhanë nga Prigozhin natën e 23 qershorit, kur ai arriti deri aty sa të deklaronte se “do ta varë Shoigun në Sheshin e Kuq”, për çfarë i bëri ushtarëve të tij.
Nga Ministria ruse e Mbrojtjes, komenti i vetëm ishte ai se ata nuk kanë lidhje me sulmin që është bërë ndaj kampit Wagner.
Gjeneral-koloneli Sergei Surovikin, zëvendës komandant i Grupit të Forcave Ruse që luftojnë në Ukrainë, u kërkoi forcave Wagner të ndalonin çdo lëvizje kundër ushtrisë, duke thënë se kjo do të luante në duart e armiqve të Rusisë, të cilët “po presin të shohin përkeqësimin e situatën tonë të brendshme politike.
Një tjetër oficer i lartë ushtarak, gjenerallejtënant Vladimir Alexeyev, e denoncoi veprimin e Prigozhin si “çmenduri” dhe kërcënoi se do të niste një luftë civile në Rusi. “Është një goditje me thikë pas shpine për vendin dhe presidentin”, tha ai.
“Është e pamundur të imagjinohet një goditje më e fortë për imazhin e Rusisë dhe forcave të saj të armatosura. Një provokim i tillë mund të organizohej vetëm nga armiqtë e Rusisë”, shtoi ai.
Njëkohësisht, komente mbi situatën ka pasur edhe nga Ukraina dhe SHBA-të, prej ku bëhet me dije se situata po monitorohet imtësisht dhe se kjo nuk është një farsë, por realitet.
Valery Gerasimov ndërkaq, një prej gjeneralëve të lartë rusë, mendohet se ka qenë në zyrat e Mbrojtjes në Rostov dhe është larguar përpara ardhjes së Wagner në qytet. Këta të fundit kanë kontrollin e zyrave tanimë.
Detaje të tjera priten në vijim, kur mendohet se të angazhuar për ndalimin e Wagner, janë vendosur forcat çeçene të Ramzan Kadyrov.
Në Moskë, masat janë ato të anti-terrorit.
Putin urdhëron të neutralizohen organizatorët e rebelimit
Presidenti Vladimir Putin tha në një fjalim drejtuar kombit se forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar organizatorët e rebelimit.
“Forcat e armatosura ruse kanë marrë urdhrin e nevojshëm për të neutralizuar ata që organizuan rebelimin e armatosur”.
Ne perditesim
Udhëheqësi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin u shpalli zyrtarisht luftë skalioneve ushtarake të Moskës. Ai ka bërë thirrje për “ndalim” të krerëve ushtarakë rusë pasi ai akuzoi trupat e rregullta për bombardimin e kampeve të luftëtarëve të tij me urdhër të ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu duke paralajmëruar një numër të madh vdekjesh. Themeluesi i kompanisë famëkeqe të mercenarëve rusë, Prigozhin, ka denoncuar se ushtria ruse ka kryer sulme me raketa në fushat e pasme të Wagner-it në zonën e Kurskut. Pas sulmit, Prigozhin njoftoi se do të eliminonte udhëheqjen ushtarake të Rusisë.
Agjencia ruse e lajmeve TASS, ka raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin, do ta bëjë të shtunën një adresim televiziv, pas këtyre zhvillimeve.
Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë. Në muajt e fundit, Prigozhin është bërë gjithnjë e më i zëshëm në kritikat e tij kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, është njoftuar për situatën dhe po merren të gjitha masat e nevojshme, tha zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov. Ngjarja paraqet një përshkallëzim befasues të grindjeve brenda Rusisë.
Gjatë natës Federata Ruse sulmoi kryeqytetin ukrainas dhe për shkak të një rakete që u godit në ajër, dy persona humbën jetën dhe tetë u plagosën. Prigozhin ka qenë dikur aleat i Putinit. Në janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur grupin e tij, Wagner, organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi.
Në përditësim…
Ora 08:52
Kreu i Wagner udhëheq kryengritjen kundër Moskës, Putin pritet të mbajë fjalim para popullit
Prigozhin: Wagner do të marshojë në Moskë nëse ministri Mbrojtjes nuk vjen në Rostov
Wanger i shpalli luftë, Moska: Po bëjmë gjithçka për sigurinë e Rostovit, s’është e vërtetë që jemi futur në shtetrrethim
“Kjo është një betejë në të cilën vendoset fati i popullit tonë dhe kërkon bashkimin e të gjitha forcave”, “të gjitha konfliktet e brendshme shfrytëzohen nga armiqtë tanë të jashtëm për të na dobësuar, prandaj të gjitha përpjekjet janë shumë serioze”.- tha ai.
Presidenti kujtoi gjithashtu goditjen që iu dha Rusisë në vitin 1917, kur vendi po zhvillonte Luftën e Parë Botërore. “
Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë më, ne do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë nga çdo kërcënim”, theksoi Putin.
Bastiset zyra e Wagner në Shën Petersburg