Connect with us

Politike

Pol i tretë në PD? Bardhi: Partia ka nevojë për një rindërtim

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike së vulës, Gazment Bardhi mohoi që me qëndrimin e tij kundër disa vendimeve të kryesisë po tenton krijimin e një poli të tretë në PD. Në një intervistë për Euronews Albania, Gazment Bardhi u shpreh se qëndrimi i tij dhe deputetëve që e mbështesin lidhet me nevojën që partia të riorganizohet duke nisur nga baza.

Dhe jo e kundërta, ashtu siç edhe ka nisur.

“Bëhet fjalë për atë se si unë dhe pjesa më e madhe e kolegëve brenda grupit duan ta shohin PD. Nuk kemi kundërshtuar riorganizimin e PD, madje e kemi quajtur emergjencë edhe pse qëndrimi ynë u keqinterpretua dhe u tha sikur ne donim të zgjasnim procesin. Qëndrimi ynë ishte që partia vazhdon të jetë e ndarë në dy pjesë, ndaj në konceptin tonë partia ka nevojë për një rindërtim duke nisur nga qeliza, që është baza,”- tha Bardhi.

Advertisement