Connect with us

Sport

‘Ça bone’, futbollisti brazilian flet shqip: Vdes për pilaf

Vendosja në Shqipëri po i pëlqen futbollistit brazilian Victor da Silva. Në intervistën me “Jo Vetëm Modë”, futbollisti i Partizanit shprehet se pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpi ose me miqtë e skuadrës. Gatimet tradicionale i kanë marrë zemrën ndërsa ka filluar të flasë edhe disa fjalë shqip.

Orinda Huta: Sa të pëlqen Shqipëria?

Victor da Silva: Më pëlqen shumë, jetohet mirë në Shqipëri. Tirana është një qytet i qetë, jo dhe aq në fakt nëse del në mbrëmje.

Orinda Huta: Del shpesh, të pëlqen jeta e natës?

Victor da Silva: Jo, sinqerisht jo. Unë dal me shokët e skuadrës herë pas here për të biseduar por zakonisht qëndroj gjithmonë në shtëpi.

Orinda Huta: Dhe gatimet tradicionale shqiptare i ke provuar?

Victor da Silva: Vdes për pilaf, qofte dhe byrek.

Orinda Huta: Di fjalë të tjera në shqip përveç byrek, qofte dhe pilaf?

Victor da Silva: Përshëndetje, si ia kalove, mirë, ça bone?

Advertisement