Lifestyle
Romancë dhe probleme me paratë, ja cilat shenja duhet të kenë kujdes sot
Dashi
Meditimi dhe joga duhet të praktikohen për përfitime shpirtërore, si dhe fizike. Situata financiare do të jetë e rrezikshme prandaj të gjitha investimet duhet të bëhen me kujdes të madh. Kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj.
Demi
Emocionet e forta dhe shpërthyese mund të dëmtojnë sistemin tuaj nervor. Kontrolloni emocionet tuaja për të shmangur këtë. Do të keni një dëshirë të theksuar për të udhëtuar dhe për të shpenzuar para, por tregohuni më të matur në këtë drejtim.
Binjaket
Forca juaj e brendshme do t’ju mbështesë për ta bërë ditën e mrekullueshme në punë. Duhet të kujdeseni më tepër nëse jeni duke planifikuar një udhëtim sot. Ndërhyrja e të tjerëve do të çojë në shqetësime në jetën tuaj martesore.
Gaforrja
Një punë e rëndësishme do të ndalet për shkak të pozicionit të zymtë financiar. Mosmarreveshjet me fëmijët tuaj do të ishin zhgënjyese, ndaj shmangini ato. Planet për të takuar një mik pas një kohe të gjatë mund të rezultojnë një zhgënjim.
Luani
Inkurajoni mendjen tuaj të jetë e hapur ndaj emocioneve pozitive, sikurse dashuria. Pasi këto emocione të marrin komandën e plotë-mendja automatikisht përgjigjet pozitivisht në çdo situatë. Një marrëdhënie e re do të jetë e gjatë dhe shumë e dobishme për të lindurit në shenjën tuaj.
Virgjeresha
Dikush me të cilin jetoni do të mërzitet nëse keni shpërfillur detyrat tuaja shtëpiake. Një udhëtim do të nxisë lidhjen romantike. Gjithçka duket në favor tuaj sot në punë. Nëse udhëtoni, sigurohuni që të mos harroni të gjitha dokumentet e rëndësishme.
Peshorja
Mbani nën kontroll peshën tuaj. Mos e teproni me ushqimet.
Sot mund të merrni komplimente në punë. Ditë e shkëlqyer për funksionet sociale dhe marrëdhënie e mirë me miqtë.
Akrepi
Stili i jetesës tuaj ekstravagante mund të shkaktojë tensione në familje. Ju do të jeni në sinkronizim me rrahjet e zemrës së partnerit tuaj. Partnerët e biznesit sillen përkrahës ndaj jush. Martesa është një bekim, dhe sot ju do ta përjetoni atë.
Shigjetari
Përmirësimi i shëndetit tuaj duhet të jetë një çështje dite. Një romancë është në rrugën tuaj, ndërsa një miqësi mund të bëhet më e fortë. Dikush mund t’ju bezdise në punë, prandaj bëhuni gati të reagoni me qetësi.
Bricjapi
Jini optimistë dhe shikoni anën e ndritshme. Pritshëritë tuaja të sigurta hapin derën për realizimin e shpresave dhe dëshirave tuaja. Sot humbjet financiare duken të mundshme nëse besoni fjalët e të tjerëve.
Ujori
Bë kujdes me shëndetin, pasi rezistenca juaj do të jetë e dobët. Udhëtimet për disa do të jenë stresuese – por financiarisht jane të mira. Aftësia juaj për të vepruar me shpejtësi ndaj problemeve do t’ju sjellë mirënjohje.
Peshqit
Sjellja juaj e vrazhdë do të shkaktojë zhgënjim tek të tjerët. Është koha për tu treguar më i sjellshëm veçanërisht me njerëz që ju kanë ndihmuar. Rritja e papritur e shpenzimeve do t’ju shkaktojë shumë stres.
Lifestyle
Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti
Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.
Ngjyra e rrobave
“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.
Kafshimi i thonjve
Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.
Këpucët
Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.
Mënyra si ju i shtrëngoni duart
Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.
Shkrimi juaj
Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.
Lifestyle
16 Maj, Dita Ndërkombëtare e Dritës
Dita Ndërkombëtare e Dritës festohet çdo vit më 16 maj, në përvjetorin e funksionimit të parë të suksesshëm të lazerit, në vitin 1960 nga fizikani dhe inxhinieri, Theodore Maiman. Kjo ditë është një thirrje për të forcuar bashkëpunimin shkencor dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij për të nxitur paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas UNESCO-s, Dita Ndërkombëtare e Dritës thekson rolin që luan drita në shkencë, kulturë dhe art, arsim dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe në fusha të ndryshme si mjekësia, komunikimi dhe energjia.
Studimi i dritës ka çuar në burime alternative premtuese të energjisë, përparime mjekësore që shpëtojnë jetë përmes teknologjisë dhe trajtimet diagnostikuese, internetin me shpejtësi të dritës dhe shumë zbulime të tjera që kanë revolucionarizuar shoqërinë dhe kanë formësuar të kuptuarit tonë për universin.
Të fundit!
Këto teknologji u zhvilluan përmes shekujsh kërkimesh mbi vetitë e dritës, duke filluar me veprën kryesore të Ibn Al-Haytham, Kitab al-Manazir, “Libri i Optikës”, botuar në 1015 dhe duke përfshirë punën e Ajnshtajnit në fillim të shekullit të 20-të, e cila ndryshoi mënyrën se si mendojmë për kohën dhe dritën.
Pa dritë, planeti ynë do të ishte vetëm një vend i ftohtë dhe djerrë. Në të vërtetë, ku ka dritë, shpesh ka jetë me bollëk. Megjithatë, drita përfaqëson edhe më shumë për njerëzimin. Drita shkon dorë për dore me dijen; është një lente përmes së cilës mund të shihet dhe të kuptohet bota.
Lifestyle
Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Sugjerimet e Netflix
Kush tha se “epoka” e filmave romantikë ka mbaruar? Viti 2024 është i mbushur me filma të tillë dhe këto sugjerime janë provat!
“Challengers”
“Love Lies Bleeding
“The Fall Guy”
“The Idea of You
“Música”
“Lisa Frankenstein”
“Mother of Bride”
“Turtles All the Way Down”
“The Bikeriders”
“Fly Me to the Moon”
“Twisters”
“It Ends With Us”
Lifestyle
Studimi i ri: Niveli i vetmisë suaj varet sa i sinqertë jeni
Shumica prej nesh kanë të paktën 50 miq, ose të afërm që do të donin t’i ftonin në një ngjarje personale: si martesë, ditëlindje, pra një festë. Mirëpo, mos u shqetësoni nëse nuk mund të gjeni shumë miq për të festuar ditëlindjen tuaj
Nëse ju ndodh kjo gjë, mos mendoni se diçka nuk funksionon me ju. Kjo do të thotë se jeni një person me moral të lartë.
Mirëpo, ju a konsideroni veten një person me vlera të larta morale? Nëse përgjigjja është po, ka shumë gjasa që të jeni një person jo shumë popullor.
Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista. Dhe kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.
Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë. Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.
Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme. Dhe kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.
Mirëpo, siç e dimë të gjithë, një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.
Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.
Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.
Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.
Pra, nëse nuk ju pëlqen të bëni shumë shaka me miqtë tuaj, kjo do t’ju privojë paksa, pasi argëtimi është për shoqërinë!
Lifestyle
Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë
Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji, në këtë mot të nxehtë.
Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne e dëmtojmë trupin tonë.
Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.
1. Goja juaj është e thatë
Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndjeheni edhe më të etur. Uji lagë membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë.
2. Lëkura juaj është e thatë
Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.
3. Sytë tuaj janë të thatë
Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qajë?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.
4. Po përjetoni dhimbje në nyje
Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.
5. Keni probleme me tretje
Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt e të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.
-
Pinknews19 hours ago
‘Mori vendimin drastik dhe u hodh me fëmijë’/ Egla Ceno nxjerr bllof produksionin e ‘BBV’
-
Kosova18 hours ago
Amerika “ultimatum” Vuçiçit/ Zyrtarja e lartë: Kujdes me Kosovën
-
Pinknews18 hours ago
‘Është analfabet…’/ Ish-fituesi BBVA: Traumë e madhe e shoqërisë nëse fiton Romeo
-
Kosova22 hours ago
Sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore për FSK-në në Kosovë
-
Kosova23 hours ago
Kjo është shqiptarja që u vra në Athinë nga ish- burri, zbulohet e shkuara dhe konfliktet e vazhdueshme në familje
-
Politike18 hours ago
“Italia ha bukë veç”/ Rama zbulon nëse do të ketë marrëveshje me një shtet tjetër për emigrantët
-
Pinknews19 hours ago
“S’më plas të sjell Donaldin”/ Romeo i kthehet keq Eglës: Shpërlaje pak gojën
-
Kronike24 hours ago
A janë parë persona të tjerë pranë vendit ku Alma Arrazi u vetëflijua me tre fëmijët e saj