Kronike
Ekzekutimi i babë e bir, reagon policia
Policia e Shkodrës ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës. Policia thotë se babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë qëlluar me armë zjarri për motive që ende nuk dihen. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërkohë që kanë shtuar se do të japin më shumë detaje për ngjarjen gjatë orëve në vazhdim.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.