Rajon
Bojana Vatiç ‘shokon’ Serbinë dhe mbështet Kurtin
Bojana Vatiç, nënkryetare e klubit të Vojvodinës, ka publikuar në portalin e Novi Sadit “Autonomija”, një shkrim në mbështetje të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Ajo ndër tjerash, ka thënë se Kurti nuk ka vjedhur dhe nuk ka vrarë, por ka mbrojtur popullin e Kosovës nga politika kriminale e Sllobodan Millosheviçit
Vatiç ka kërkuar që të mos barazohet Kurti me Vuçiçin, pasi ata sipas saj, nuk janë njësoj dhe ai nuk është as si Hashim Thaçi. Gjithashtu ka theksuar se Serbia i ka bërë aq shumë keq shqiptarëve dhe Kosovës, sa nuk do të falet kurrë.
“Albin Kurti ka treguar se është një zotëri, ndryshe nga shumica e nacional-shovinistëve në skenën politike serbe dhe se përkundër sakrificave të mëdha në spastrimin etnik të popullit shqiptar, Kurti sot i shtrin dorën e pajtimit dhe ndërton politikën e paqes, ndërton institucionet e Kosovës dhe shoqërinë demokratike – shkruan Bojana Vatiç teksa thekson:
Kryeministër Kurti beson se Kosova nuk është as shqiptare e as serbe, por një shoqëri civile multietnike. Edhe pse që nga shpallja e pavarësisë, 93 për qind e popullsisë e përbëjnë shqiptarët, ai nuk e nacionalizon shoqërinë kosovare dhe beson se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk është i mundur për shkak se është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe shtetin e Kosovës” – deklaroi nënkryetarja e klubit të Vojvodinës