Kosova
SHOKUESE/ Dyshonte se e tradhtonte, burri i djeg organin gjenital gruas së tij
Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar në Kosovë në një familje në Graçanicë. Një burrë ka dhunuar në mënyrë mizore gruan e tij. Në fillim shqiptari ia ka lidhur duart e këmbët gruas së tij dhe më pas e ka dhunuar me kabllo pasi dyshonte se e tradhtonte.
I dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan dhe më pas sherri ka agravuar në përdorimin e dhunës, por jo vetëm kaq, pasi burri ka ndezur një zjarr, me qëllimin që t’i djegë organet gjenitale, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë.
Mediat kosovare, shkruajnë se Prokurori ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.