Connect with us

Bota

Shpenzimet e mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të rriten me 8.3% këtë vit

Shpenzimet e aleatëve të NATO-s për mbrojtje në vitin 2023 do të rriten me 8.3%, duke tejkaluar 1,2 trilionë dollar.Sipas statistikave të njoftuara nga NATO, shifrat e parashikuara të këtij viti tregojnë se shpenzimet totale të mbrojtjes të SHBA-së, Kanada-së dhe të vendeve të NATO-s në Evropë do të rriten në mënyrë historike, me një rritje prej 8.3%.Sipas përllogaritjeve të parashikuara të bëra duke pasur parasysh çmimet aktuale dhe kurset e këmbimit, SHBA ndodhet në krye të shpenzimeve që janë rritur për 9 vite radhazi. Parashikohet që shpenzimet e mbrojtjes së SHBA-së do të arrijnë në 869 miliardë dollarë.Në statistikat e NATO-s parashikohet që shpenzimet totale të anëtarëve, përveç SHBA-së, do të arrijnë 404 miliard dollarë dhe se shpenzimet totale të mbrojtjes të vendeve të NATO-s do të tejkalojnë 1.26 trilion dollarë.Theksohet se pas SHBA-së në shpenzimet e mbrojtjes vjen Gjermania me 68 miliardë dollarë, Britania me 65 miliardë dollarë, Franca me 56 miliardë dollarë, Italia me 31 miliardë dollarë, Polonia me 29 miliardë dollarë dhe Kanadaja me 28 miliardë dollarë.Ndërkohë bëhet e ditur se Polonia u rendit e para në pjesën e saj të shpenzimeve të mbrojtjes në raport me produktin kombëtar bruto. Pas Polonisë e cila ka arritur në masën 3.9%, renditet SHBA me 3.49 për qind, Greqia me 3.01%, Estonia me 2.73% dhe Lituania me 2.54%.Është parashikuar se pjesa e shpenzimeve të mbrojtjes së Turqisë në prodhimin e brendshëm bruto do të jetë 1.31% dhe se shpenzimet do të tejkalojnë 15,8 miliard dollarë.​Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se shifrat i konsideron pozitive në aspektin e NATO-s.Këtë vit 11 nga 31 vende të NATO-s kanë tejkaluar normën 2% në shpenzimet e mbrojtjes, deklaroi Stoltenberg duke njoftuar se kjo shifër ishte 3 në vitin 2014 dhe se që nga ai vit përveç SHBA-së, aleatët e NATO-s kanë shpenzuar 450 miliard euro shtesë për mbrojtje.Duke shprehur se rritja prej 8.3% e këtij vit është një normë e pa vërejtur për dekada në të kaluarën, Stoltenberg theksoi se ka nevojë për një rritje në shpenzime për të rritur prodhimin e armëve dhe municioneve me qëllimin për të mbështetur Ukrainën dhe për të zëvendësuar me të reja produktet e dërguara nga aleatët në Ukrainë.

Advertisement