Kosova
Nuk do ta kidnapoi Albinin, larg qoftë/ Rama ironi deri në sarkazmë me Kurtin
Kryeministri Rama ka deklaruar se kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me të, ka deklaruar para mediave atë çfarë i ka diktuar Albin Kurti dhe jo atë ç’ka kanë diskutuar bashkë në të vërtetë.
I pyetur për deklaratat e Konjufcës, kur tha se drafti i asociacionit i propozuar nga Rama i jep autonomi serbëve, kreu i qeverisë shqiptare tha se “me Glauk kemi pasur një bisedë fantastike miqësore, unë flisja dhe ai qeshte dhe nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e asociacionit.”
“Konjufca nuk e di fare se çfarë është drafti, por ai di se çfarë duhet të thotë para kamerave, pasi është konsultuar me Albinin” – ironizoi Rama duke kaluar në sarkazëm – ‘Kjo është demokracia në qeverinë e Kosovës dhe unë e respektoj, është vendi më demokratik në Ballkan siç thotë Albini”
“Unë mendoj që kjo bota ku jam unë është më e madhe se bota ku është Albini. Ai është shkëputur nga bota me aleatë dhe është në një botë më të mbyllur. Unë kam për detyrë ta ftoj, jo ta sjell, larg qoftë ta kidnapoj unë e të futem në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë. Ai është i ftuar në Tiranë si gjithë të tjerët, por nuk përjashtohet që mos të vijë, shpresoj të vijë. Mos thoni pastaj se ti the që s’do të vijë dhe ai nuk erdhi” – thumboi Rama