Connect with us

Bota

Autoritetet ngrenë alarmin, pas 50 vitesh rikthehet kolera

Pas 50 vitesh, rikthehet kolera në Sardenjë. Një i moshuar nga Arbus është shtruar në departamentin e sëmundjeve infektive të spitalit Santissima Trinità në Cagliari i infektuar nga kolera. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe po përmirësohet.

Pacienti, i cila vuan nga sëmundjet e zemrës, ndodhet në spital prej pesë ditësh. Vendi dhe dita e infektimit nuk dihen, ndërsa mësohet se nuk kishte bërë asnjë udhëtim jashtë vendit.

Sipas raportimeve të L’Unione Sarda, i moshuari bëri simptomat rreth një muaj më parë dhe ky element vështirëson përcaktimin e saktë të momentit të infektimit. Mjekët po kryejnë kontrolle epidemiologjike te familjarët e pacientit që jetojnë në zonën e Medio Campidano dhe që aktualisht nuk shfaqin asnjë simptomë, megjithatë priten rezultatet e analizave.

Advertisement