Connect with us

Aktualitet

Vapa mbush spitalin, në Bulqizë ka fluks pacientësh në urgjencë

Rritja e temperaturave po shkakton fluks pacientësh në spitalin e  Bulqizës. Prej ditësh në urgjencën  e spitalit të qytetit ka mbipopullim me pacientë.

Sipas mjekes Brunkita Rama specialiste në Mjekësinë Interne më të prekur rezultojnë fëmijët dhe grupmosha e treta me sëmundje kronike.

Mjekja Brunkita Rama u bashkohet thirrjes së kolegëve të tjerë që çdo ditë bëjnë apel për të mos ekspozuar fëmijët dhe të moshuarit në diell.

Advertisement