Connect with us

Rajon

SHBA presion Serbisë: Nuk do tju tolerojmë akoma

Ndonëse DASH ka theksuar se sanksionet amerikane ndaj shefit të BIA-s serbe Aleksander Vulin janë ndaj individit, jo Serbisë, ka shumë deklarata dhe indikacione, që tregojnë se diçka fshihet përtej asaj që zgjedh Amerika të tregojë. Së fundmi, senatori amerikan Chris Murphy tha se nëse Serbia dëshiron vërtet një të ardhme evropiane, nuk mund të ketë një shef të inteligjencës që komunikon hapur me Rusinë.

“Unë do të doja që Vuçiç të shihte se sa i rrezikshëm është Vulin”, tha Murphy në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Senatori gjithashtu shtoi se SHBA-ja ia ka bërë të qartë, jo vetëm Serbisë, por të gjithë miqve amerikanë, se do të ketë pasoja për ato vende që vendosin të mos i bashkohen sanksioneve dhe të përfshihen ende në aktivitete sekrete me rusët.

“Ne duam që Serbia të jetë pjesë e lëvizjes euroatlantike, që e ardhmja e saj të jetë në Evropë. Ne mendojmë se është në interesin e saj t’i dërgojë një mesazh të qartë Rusisë se pushtimi i Ukrainës nuk mund të tolerohet. Shpresoj që Vuçiç të shohë se Vulin kërcënon përpjekjet e Serbisë për të ndërtuar miqësi me Evropën dhe SHBA-në”  – deklaroi Chris Murphy

 

Advertisement