Politike
PS mbledh Asamblenë Kombëtare në mesjavë, zbulohen detajet
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare në mesin e javës së ardhshme.
Në mbledhjen e Asamblesë që do të zhvillohet pasditen e së mërkurës më datë 26 Korrik, pritet të zhvillohen analiza e zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 Majit.
Po ashtu, mendohet se në forumin e lartë vendimmarrës të socialistëve do të ketë një analizë edhe të punës së çdo ministrie, si dhe të strukturave organizative të partisë.
Në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS peshën kryesore do ta ketë fjalimi i kryetarit të partisë, njëherësh kryeministër Edi Rama.
Mbetet për tu parë nëse në mbledhjen e Asamblesë socialiste do të ketë vendimmarrje për sa i takon ndryshimeve në kabinetin qeveritar.