Connect with us

Bota

Akuza të tjera ndaj Trump: I bëri presion punonjësit të fshinte pamjet e kamerave

Nuk ka fund aktakuza kundër Donald Trump . Ish-presidenti amerikan dyshohet se i bëri presion një punonjësi që të fshinte pamjet nga kamerat e sigurisë në rezidencën e tij në Palm Beach, Florida, Mar-a-Lago .Mediat e huaja shkruajnë se deri më tani Trump përballet me tre akuza të reja, një në bazë të Aktit të Spiunazhit në lidhje me një dokument të klasifikuar të sigurisë kombëtare që ai supozohet se u tregoi mysafirëve të tij dhe dy për pengim të autoriteteve .

Një person shtesë, Carlos de Oliveira, një anëtar i stafit të tij në Mar-a-Lago, u akuzua gjithashtu për përfshirje në këtë rast. De Oliveira thuhet se pyeti se çfarë mund të bëhej për të fshirë materialin.Trump është deklaruar i pafajshëm. Kështu bëri edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Ëalt Nauta, i cili u akuzua të enjten me dy akuza shtesë për pengim.Dokumentet e reja të gjykatës përshkruajnë përpjekjet e supozuara të Nauta dhe de Oliveira, një menaxher pronash në Mar-a-Lago, për të penguar hetimin e autoriteteve.

Dy bashkëpunëtorët e ish-presidentit dyshohet se “komplotuan për të fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë pasi Departamenti i Drejtësisë nisi procedurat për të marrë video vëzhgimi të bodrumit ku mbaheshin dokumentet e klasifikuara“.De Oliveira dyshohet se i dërgoi një mesazh një punonjësi tjetër duke thënë se “shefi” donte që materiali të fshihej.

Sipas aktakuzës së përditësuar, Trump diskutoi dokumentin top-sekret me të ftuarit që ishin në Mar-a-Lago për ta intervistuar. Aktakuza thotë se dokumenti që Trump u zbuloi vizitorëve përmbante plane të mundshme për të sulmuar ” Vendin A “, të cilin CNN dhe media të tjera e identifikuan si Iran.Hetimet në rastin e dokumenteve po udhëhiqen nga këshilltari special i SHBA-së Jack Smith , i cili u takua të enjten me avokatët e Trump për një rast tjetër që përfshin përpjekjet e supozuara për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve të 2020-ës.

Trump ka hedhur poshtë akuzat e reja në rastin e dokumenteve. Përveç kësaj, zyra e tij ndërmori një “sulm” të ri kundër prokurorit special, duke e quajtur atë një “gjueti shtrigash”.Akuza e fundit kundër Trump i shtohet listës së gjatë të problemeve ligjore me të cilat përballet ish presidenti manjati i pasurive të paluajtshme.Ai është në pritje të gjykimit për 34 akuza për krime, përballet me akuza civile në një çështje shpifjeje kundër autorit Jean Carroll , ndërsa prokurorët e Gjeorgjisë janë ende duke shqyrtuar nëse do të ngrenë akuza për gjoja përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Advertisement