Bota
Këshilltarja e BE ndez alarmin: Vuçiç do luftë, ja si mund ta ndalin SHBA dhe BE
Këshilltarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneerberger, ka thënë se Kosova nuk do të lejojë të përfshihet në një tjetër përshkallëzim të situatës me Serbinë, në veri të vendit.
Duke komentuar paralajmërimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se mund të ketë sërish eskalim të situatës në veri, ajo u shpreh se edhe në biseda me serbët, ka parë se ata nuk janë të interesuar për trazira dhe luftë.
Megjithatë, Schneerberger, ka kërkuar që të merren seriozisht provokimet e vazhdueshme nga Beogradi, si sulmet ndaj policëve të rinj në veri, apo provokimi me tifozët serbë.
Sipas saj, udhëheqësit serbë po tentojnë të hapin një front të dytë lufte në Ballkan dhe po e përshkallëzon situatën me qëllim.
“Vetëm fjalët e qarta dhe nëse është e nevojshme edhe sanksionet ndaj Vuçiqit nga ana e SHBA dhe Be, mund të kontribuojnë në deeskalimin e situatës, pasi nuk pritet që presidenti serb ta depërshkallëzojë vetë situatën”, ka pohuar Kati Schneerberger.