Kosova
Grenell: MeTrump, dialogu përparoi dhe NATO do ikte nga Kosova
Ish-i dërguari amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës do të ishin shumë më të mira se sa janë sot, nëse ish-presidenti Donald Trump do të kishte mbetur në krye të SHBA-së dhe se në atë rast, sot nuk do të kishte gjyq në Hagë për krimet e luftës të kryera 20 vjet më pare
Ai tha se në kohën e Trump janë negociuar katër marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe vlerësoi se kjo marrëveshje ishte e madhe dhe do të çonte në normalizim ekonomik.Grenell nënvizoi se ideja e mundshme e tërheqjes së forcave të NATO-s nga Kosova është diskutuar edhe me Kosovën dhe Serbinë.
Ai shtoi se ka pasur shumë progres në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë derisa siç thekson ai, ekipi i presidentit Joe Biden ka ardhur dhe ka vendosur që evropianët të jenë në krye të dialogut.
“Pra, për tre vitet e fundit evropianët janë përgjegjës dhe ajo që ne shohim tani është kaos, dhunë dhe luftë,” tha Grenell për ‘Human Events’ dhe shtoi se një nga pikat e negociuara kur ai ishte i dërguari i Trump, ishte që t’i jepej fund Gjykimit në Hagë dhe se nëse sot Hashim Thaçi me të tjerë krerë të UÇK po gjykohen, është se dikush mori vesh se do largohej nga puna si prokuror i Hagës…