Connect with us

Kosova

Sanksionet amerikane? Vuçiç: Për ne nuk ekzistojnë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Republika e Serbisë nuk do t’i njohë sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj liderëve të Republikës Srpska dhe deklaroi se ata janë gjithmonë të mirëpritur në Serbi dhe se do të vazhdojë të bashkëpunojë me ta.

Pas mbledhjeve të Këshillit për Bashkëpunim të Republikës së Serbisë dhe Republikës Srpska, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Milorad Dodik, Vuçic theksoi se Serbia është kundër sanksioneve sepse ato gjithmonë prodhojnë efekte të gabuara dhe se vetë ka qenë ekspozuar ndaj sanksioneve të rënda për gati një dekadë.

“Ne i konsiderojmë sanksionet kundër lidershipit të Republikës Srpska si të papërshtatshme dhe të pamerituara, dhe në përputhje me rrethanat, pavarësisht se jemi një vend i vogël dhe një popull i vogël, veçanërisht në krahasim me një fuqi kaq të madhe si SHBA, nuk kemi zgjidhje tjetër dhe, në përputhje me rrethanat, Republika e Serbisë do të trajtojë ndaj personave të sanksionuar sikur të mos ekzistojnë sanksionet. Për ne sanksionet nuk ekzistojnë, ne nuk do t’i zbatojmë ato dhe në asnjë mënyrë nuk do të pajtohemi me ata që i vendosën ato sanksione ndaj anëtarëve të kombit tone” – deklaroi Vucic

Advertisement