Kronike
Transportonin emigrantë në këmbim të parave, në pranga dy persona
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme 2 persona pasi monitoronin momentin kur automjeti me emigrante ilegal kalonte në aksin rrugor “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, në mënyrë të paligjshme.
Blutë bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe shoferi i mjetit.
Ky i fundit ka transportuar 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, kundrejt shumës 500 euro/person.
Njoftimi i Policisë:
Monitoronin rrugën përmes së cilës transportoheshin 8 emigrantë, për të shmangur patrullat e Policisë, identifikohen nga veprime të thelluara hetimore, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.